Zëvendësministri Kapiti: Pa bashkëpunim me BQK-në nuk do të ishim këtu
Është hapur“Konventa Vjetore bankare`, e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK). Kjo është ngjarja më e madhe e komunitetit bankar që organizohet në Kosovë.
Konventa e këtij viti ka për synim të mbledhë komunitetin bankar, që veprojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë, për të diskutuar për temën: “Financimi i Qëndrueshëm: Standardet Mjedisore, Sociale dhe Qeverisëse për Financim të Qëndrueshëm në Kosovë".
Ilir Kapiti, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, tha se këtu kemi arritur falë bashkëpunimit me Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQK).
Sipas tij edhe subvencionimi i kredive nga qeveris do të ndikojë në zhvillim të gjithëmbarshëm.
"Edhe diaspora kosovare ka qenë pjesë e zhvillimit dhe investimeve. Shuma e mjeteve nga diaspora do të rritet në investimet në Kosovë, ata mjete që investojnë në Kosovë janë të sigurta", tha ai.
Kapiti foli edhe për rritjen ekonomike të Kosovës.























