Moti i keq, APD: Vijon përpunimi i mallrave në Durrës
BKT
Ekonomi

Moti i keq, APD: Vijon përpunimi i mallrave në Durrës

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, në Portin e Durrësit ka vijuar përpunimi i mallrave.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual i Durrësit gjatë ditës së sotme janë përpunuar 540 tonë mallra dhe 270 njësi kontejnerike janë në proces përpunimi nga 4 anijet e akostuara në terminalet portuale.

Ndërkohë, APD informon se 3 anije ndodhen aktualisht në radën portuale në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim, ndërsa 6 anije priten të mbërrijnë përgjatë fundjavës./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi