IFC mbështet përmirësimin e kornizës ligjore për kredi
BKT
Ekonomi

IFC mbështet përmirësimin e kornizës ligjore për kredi

Ministria e Drejtësisë dhe IFC ( International Finance Corporation) do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale, për zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore, e cila rregullon falimentimin dhe rritjen e kreditimit.

Ceremonia e nënshkrimit mbahet në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga ora 11:00. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala dhe Ary Naim, menaxher në IFC për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Ceremonia e nënshkrimit do të behet në prani të medieve si dhe do të ketë prononcime nga përfaqësuesit e dy institucioneve. 


MË SHUME NGA Ekonomi