Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot protestojnë para qeverisë
BKT
Ekonomi

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot protestojnë para qeverisë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të enjten me datë 16 dhjetor 2021 në ora 11:30-12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

"Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka  premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre", njofton Sindikata.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës, i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi