Diskutohet për remitancat si një udhërrëfyes i zhvillimit
BKT
Ekonomi

Diskutohet për remitancat si një udhërrëfyes i zhvillimit

Remitancat: Një Udhërrëfyes i Zhvillimit - Bashkëbisedim me Diasporën e Kosovës në SHBA.

Në 2 dekadat e fundit, dërgesat e migrantëve kanë arritur dhe tejkaluar nivelin e investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Kosovë dhe në nivel global. Dërgesat e emigrantëve në Kosovë paraqesin njërin ndër burimet kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare dhe mirëmbajtjes së paqes sociale.

Si një burim që siguron gjendje stabile sociale, remitancat zvogëlojnë ngarkesën ndaj buxhetit shtetëror të shumë familjeve kosove dhe rrisin fuqinë e tyre blerëse.

Sidoqoftë, sfiduese për ekonominë e Kosovës vazhdojnë të mbeten disa çështje që lidhen me remitancat si formalizimi dhe ulja e kostos së transfereve, apo kanalizimi i mjeteve në sektorë më produktiv nga ana e pranuesve të remitancave.

"Me këtë kontekst në mendje, ju ftojmë në këtë takim të organizuar me mbështetjen e Bankës Botërore, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e ndryshme për ta bërë tregun e dërgesave të parave në Kosovë më efikas për të rritur ndikimin e remitancave në ekonominë vendase, sidomos kapërcimin e sfidave të shfaqura nga pandemia. Ky aktivitet do të bashkojë ekspertë të sektorit, rregullatorë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm për të promovuar një shkëmbim aktiv të ideve midis tyre dhe diasporës së Kosovës, me theks asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)", njonfton Germin.

May be an image of 5 people and text


MË SHUME NGA Ekonomi