13:12 / 17.12.2021
Gërxhaliu: Buxheti i 2022 të jetë më shumë zhvillimor, se social
Në një seancë të jashtëzakonshme që ka filluar nga ora 11:00, po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se ky vit ka qenë mjaft sfidues për Kosovën.
Sipas tij viti 2021, përveq pandemisë do të mbahet mend edhe sit vit që kulmoi me rritje enorme të çmimeve dhe që i ka prekur qytetarët e Kosovës.
"Ky buxhet nuk është shumë zhvillimor, por më shumë është i natyrës sociale. Pra ky buxhet do të mbushet nga sektori privat dhe nga diaspora", tha Gërxhaliu në një intervistë për lajmet e orës 13:00 në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























