Kroaci, inflacioni përshpejtohet fuqishëm në nëntor 2021
BKT
Ekonomi

Kroaci, inflacioni përshpejtohet fuqishëm në nëntor 2021

Indeki i çmimeve të konsumit në Kroaci u përshpejtua ndjeshëm në nëntor, sipas Byrosë kroate të Statistikave.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 4.8 për qind nga viti në vit në nëntor, pas një rritjeje prej 3.8 për qind në tetor.

Çmimet e transportit u rritën me 12.9 për qind nga viti në vit në nëntor dhe çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 5.6 për qind.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 5.7 për qind dhe çmimet në restorante dhe hotele u rritën me 4.0 për qind.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.7 për qind në muajin nëntor, pas rritjes me 1 për qind muajin e kaluar./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi