BERZH jep 32 milionë euro për parkun e erës të Shën Nikollës në Bullgari
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka konfirmuar këtë të premte një pako financiare prej 32 milionë eurosh për parkun e erës së Shën Nikollës në Bullgari.
Pakoja e re financiare do të ri-financojë pjesën e mbetur të rrezikut financiar për kredinë prej 119 milion eurosh që banka ka ofruar për parkun 156 megavatësh të erës në vitin 2008, ka thënë BERZH në komunikatën për media.
Fondet e BERZH do të plotësohen me një financim shtesë prej 32 milionë eurosh, të ndara në mënyrë të barabartë ndërmjet dy bankave tjera komerciale të paidentifikuara.
‘Në kuadër të aktiviteteve për largimin e qymyrit në Bullgari, Shën Nikolla është përkushtuar të merrë pjesë në program studimi për energji të ripërtëritshme në Universitetin Tekink të Varna’s. Me qëllim të mundësimit të një të ardhme më të gjelbër dhe më të mençur energjetike, ndërmarrja do të ndihmojë në zhvillimin e një kursi të ri të akredituar, në të cilin punënjonësit e këtij parku të erës do të shkëmbejnë njohuritë praktike mbi disejnimin, ndërtimin dhe operimin me park të madh të prodhimit të rrymës nga era’, ka thënë BERZH.
Shën Nikolla ka thënë se ka për synim të financojë ‘bursa të gjelbërta’ për studentët pjeëmarrës në projekt, si dhe të ofrojë mundësi të punës praktike.
Pjesa më e madhe e këtij projekti është në pronësi të AES Bulgaria, njësi e konglomeratit energjetik me bazë në SHBA, AES Corporation.























