OEK me Memorandum bashkëpunimi me Odën e Tregtisë së Bosnjës
BKT
Ekonomi

OEK me Memorandum bashkëpunimi me Odën e Tregtisë së Bosnjës

OEK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Odën e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjatë takimit në Odën e Tregtisë së Jashtme të Bosnje Hercegovinës sekretari i OEK-ut z. Parim Bajrami nënshkruajti memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunim dy palësh në mes të dy Odave në promovimin e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve. 

Ky bashkëpunim do të shtrojë edhe çështjen e zhvillimit të ambientit të punës në kompani përmes ofrimit të shërbimeve konsulente lidhur me aspektin organizativ dhe punën e departamentit të burimeve njerëzore, duke marrë parasysh mundësitë më të fundit në këtë fushë në Bosnje dhe Hercegovinë. 

Odat janë pajtuar të krijojnë bashkëpunim për t'u ofruar kompanive kosovare që operojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe anasjelltas, një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre në lidhje me transaksionet e biznesit duke përdorur qendrat e arbitrazhit të dy institucioneve. 

OEK do të bashkëpunoj në fushën e digjitalizimit duke krijuar platformën digjitale për qasje sa më të lehtë të bizneseve me vendet tjera të Ballkanit duke ofruar qasje në informata dhe platforma rajonale.


MË SHUME NGA Ekonomi