Mazreku: Sistemi i ri Insurex më i avancuari në rajon
BKT
Ekonomi

Mazreku: Sistemi i ri Insurex më i avancuari në rajon

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) dje edhe zyrtarisht ka lansuar sistemin INSUREX një inovacion në Industrinë e Sigurimeve në vend.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se nga dje BKS-ja, në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve dhe kompaninë Quantix (si zhvilluese e softuerit), kalojnë në sistemin e ri informativ të lëshimit të policave të detyrueshme ligjore TPL dhe TPL Plus dhe menaxhimit të dëmeve respektive.

“Dje sistemin e ri Insurex kemi lansuar në orën 14:00, ka qenë një kalim nga sistemi i vjetër tek sistemi i ri. Në industrinë ë silurimeve do të ket shumë lehtësira për qytetarët e Kosovës, pra tani me dy klika dot ë mund të shtypet një polisë e sigurimit”, tha ai sot në një intervistë në Televizonin T7.

Sipas tij ky sistem është lansuar pas më shumë se një viti të zhvillimi intenziv të sistemit, të dhjera takimeve dhe grupeve punuese nga kompania implementuese, industria e sigurimeve, Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe institucionet relevante  Republikës së Kosovës, si QRA – Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjensioni Kadastral i Kosovës etj.

Ai bëri me dije se BKS-ja ka një projekt tjetër, i cili do të lansohet, pra harta e aksidenteve që do të ndodhin në Kosovë.

“Ky projekt do të lansohet në një të ardhme të afërtë, pra gjatë janarit. Të gjithë aksidentet që do të jenë në atë hartë. Ne jemi shumë të gatshëm për projektet të reja”, tha ai.

Ndryshe sistemi i ri elektronik, vjen si rrjedhojë e natyrshme e riorganizimit të byrosë, me qëllim të promovimit, avancimit dhe hapjes së mëtutjeshme të industrisë së sigurimeve. Në kuadër të këtij riorganizimi është krijuar funksionalizuar edhe Qendra Informative, e cila do të merret me menaxhimin e sistemeve elektronike dhe avancimin e agjendës digjitale, me qëllim të ofrimit sa  të mirë të shërbimeve të sigurimit për industrinë dhe qytetarët.


MË SHUME NGA Ekonomi