Trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Stambollit u rrit me 49%
BKT
Ekonomi

Trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Stambollit u rrit me 49%

Aviacioni civil turk kapërcen efektet negative të pandemisë së koronavirusit me masat e marra gjatë periudhës së normalizimit.

Trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Stambollit në 11 muajt e parë të 2021 u rrit me 49 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Aeroporteve Shtetërore të Turqisë (DHMI).

Aviacioni civil i Turqisë, i cili i kapërceu efektet negative të pandemisë së koronavirusit me masat e marra gjatë periudhës së normalizimit, po shfaq sërish rritje të statistikave lidhur me fluturimet dhe trafikun e pasagjerëve.

Sipas DHMI-së trafiku i pasagjerëve në portin më të madh ajror të Turqisë, Aeroportin e Stambollit, në 11 muajt e parë arriti në 33 milionë e 261 mijë e 923 persona (9.635.405 për fluturimet e brendshme dhe 23.626.518 për fluturimet ndërkombëtare).

Gjatë periudhës së specifikuar, trafiku i pasagjerëve në aeroportin tjetër ndërkombëtar të Stambollit “Sabiha Gokcen” arriti në 22 milionë e 758 mijë e 532 persona (14.986.272 për fluturime të brendshme dhe 7.772.260 për fluturime ndërkombëtare).

Që nga viti 2019, Aeroporti “Ataturk” ka kryer vetëm transport privat dhe mallrash.

Trafiku i përgjithshëm i pasagjerëve në aeroportet e metropolit turk në periudhën janar-nëntor 2021 arriti në 56 milionë e 20 mijë e 455 persona (24.621.677 për fluturimet e brendshme dhe 31.398.778 për fluturimet ndërkombëtare).

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2020), trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Stambollit arriti në 37 milionë e 511 mijë e 480 persona. Pra, në periudhën janar-nëntor të këtij viti, qarkullimi i pasagjerëve është rritur me 49 për qind, ose 18.508.975 persona.


MË SHUME NGA Ekonomi