Antalya këtë vit u vizitua nga mbi 9 milionë turistë
BKT
Ekonomi

Antalya këtë vit u vizitua nga mbi 9 milionë turistë

Numri i turistëve që kanë mbërritur me rrugë ajrore qytetin turistik Antalya në Turqi këtë vit ka tejkaluar 9 milionë.

Në një deklaratë nga prefektura e qytetit thuhet se vazhdon të rritet numri i turistëve që vizitojnë Antalyan e cila me detin, rërën, diellin si dhe me historinë dhe bukuritë e saj natyrore është një prej qendrave më të rëndësishme të turizmit të Mesdheut.

Në Antalya, e cila vitin e kaluar e mbylli me rreth 3,5 milionë turistë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), punimet e vaksinimit, Certifikimi i Turizmit të Sigurt dhe masat e rrepta kundër pandemisë në komplekse vazhdojnë të japin frytet e tyre, thuhet në deklaratë.

"Numri i turistëve të ardhur me rrugë ajrore për periudhën 1 janar - 21 dhjetor 2021 ka arritur në 9.002.217 duke shënuar rritje me 164 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë Antalya u vizitua nga 3.410.044 turistë. Këtë vit Rusia renditet e para në mesin e vendeve që ka dërguar më shumë turistë në Antalya, e cila ndiqet nga Ukraina, Gjermania dhe Polonia", theksohet në deklaratë.


MË SHUME NGA Ekonomi