Suedi, indeksi i çmimeve të prodhimit në vlerën më të lartë në tre dekada
Në nëntor çmimet e prodhimit vendas në Suedi u rritën me ritmin më të shpejtë vjetor në 30 vjet, sipas Agjencisë së Statistikave në Suedi.
Indeksi i çmimeve të prodhimit vendas u rrit 18.1 për qind nga viti në vit, pas një rritjeje prej 16.8 për qind në tetor. Kontributi më i madh në rritje ka ardhur nga shërbimet tregtare të energjisë elektrike, raportoi agjencia.
Norma vjetore e ndryshimit të çmimeve të prodhimit për tregun e eksportit shënoi një nivel rekord prej 18.1 për qind, kundrejt 17.1 për qind një muaj më parë. Inflacioni i çmimeve të prodhimit për tregun e importit u zbut lehtësisht, nga 17.5 për qind në 17.2 për qind.
Kontributi kryesor në rënie erdhi si rezultat i çmimeve të të ulëta të naftës bruto.
Në total, inflacioni i çmimeve të prodhimit ishte gjithashtu 18.1 për qind, vlera më e lartëi në 30 vjet.
Çmimet u rritën me 50.9 për qind në vit për produktet që lidhen me energjinë, 4.2 për qind për mallrat kapitale dhe 2.9 për qind për mallrat e konsumit. Pa përfshirë energjinë, inflacioni i çmimit të prodhimit ishte 13.8 për qind. Indeksi i çmimeve për ofertën e brendshme u rrit 17.6 për qind nga viti në vit në nëntor, gjithashtu më i larti në tre dekada./atsh























