Kabineti konfirmon Joachim Nagel si presidentin e Bundesbank
Kabineti gjerman ka miratuar emërimin e ekonomistit Joachim Nagel si presidenti i ri i bankës qendrore të Gjermanisë, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.
Kancelari Olaf Scholz dhe ministri i Financave Christian Lindner propozuan 55-vjeçarin Joachim Nagel për këtë post, duke pasuar Jens Weidmann, i cili largohet për arsye personale.
Nagel do të vijë në detyrë më 1 janar. Hebestreit e vlerësoi atë si një ekonomist të njohur dhe ekspert me eksperiencë në tregun financiar, i cili do të vazhdojë të drejtojë trashëgiminë e stabilitetit të Weidmann-it në Bundesbank.
Nagel, anëtar i Partisë Social demokrate të Scholz-it, ka shërbyer në Bordin Ekzekutiv të Bundesbank midis 2010 dhe 2016, përpara se të shkonte në bankën e zhvillimit KfW dhe më pas në Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare (BIS)./atsh























