Shqipëri, numri bizneseve të huaja u rrit me 2.7%
BKT
Ekonomi

Shqipëri, numri bizneseve të huaja u rrit me 2.7%

Numri i bizneseve të huaja në vendin tonë u rrit me 2.7% gjatë vitit 2020 duke arritur në 4433 biznese gjithsej nga 4269 që ishin në 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 16,4% të punësimit gjithsej dhe 22,6% të shitjeve neto.

Nga vendet e Bashkimit Evropian, Italia zuri 48,0% të punësimit dhe 21,2% të shitjeve neto. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbuloi 2,9% të punësimit dhe 3,5% të shitjeve neto gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Vendet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2020 këto vende kanë zënë 77,8% të punësimit gjithsej.

Për treguesin e punësimit përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e industrisë përpunuese me 38,9%. Për treguesin e shitjeve përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e tregtisë me 30,0%.

Në sektorin e industrisë nxjerrëse, pjesa më e madhe e shitjeve neto realizohet nga ndërmarrjet e zotëruara nga grupi i shteteve të tjera 82,9% ku Kina është vendi dominues me 59,2%. Në sektorët e tjerë, pjesa më e madhe e shitjeve neto u realizua nga shtetet e BE-së; industri përpunuese 61,0%, energji elektrike & ujë 73,3%, ndërtim 70,6%, tregti 70,8%, transport & komunikacion 65,8% dhe shërbime të tjera 81,9%.

Në grupin e vendeve të BE-së, Italia dominon në sektorin e industrisë përpunuese 35,4%, ndërtimi 20,5%, akomodimi dhe restorante 11,8% dhe shërbimet të tjera 28,1%./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi