Kadriu: Diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është shumë e lartë
BKT
Ekonomi

Kadriu: Diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është shumë e lartë

Kryeshefi i ndërmarrjes publike KOSTT, Kadri Kadriu, ka thënë se konsumi i energjisë elektrike në Kosovës ka pësuar rritje enorme, që sipas tij, vjen kryesisht si pasojë e ngrohjes.

Kadriu tha se në këtë moment, diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është jashtëzakonisht e lartë.

“Në rrethana kur çmimet e importit te energjisë elektrike janë normale, nuk do të ishte ndonjë problem, por me këto çmime që ekzistojnë në treg, normalisht që paraqet një situatë të vështirë për sektorin dhe edhe ne si kompani po përballemi me këtë vështirësi”, është shprehur Kadriu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Kadriu tha se në 15 ditët e fundit kanë pasur shumë devijime, të cilat sipas tij, KOSTT-i për një kohë të gjatë ka arritur t’i menaxhojë, por në kohën e fundit, ai tha se devijimet kanë shkuar deri në 500 MW.

“15 ditët e fundit kemi pasur shumë devijime në sistem, të cilat një kohë të gjatë KOSTT-i ka arritur t’i menaxhojë, pavarësisht vërejtjeve që kemi marrë nga Sistemi Evropian dhe koordinatorit për Evropën Jugore, ne kemi arritur që me mirëkuptim t’i tejkalojmë, por kohëve të fundit devijimet kanë shkuar deri në 500MGA, dhe ne jemi detyruar që ta ruajmë integritetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të sistemit evropian, pjesë e të cilit jemi që ne të kontribuojmë që sistemi evropian të jetë stabil, dhe për këtë qëllim ne kemi marrë veprime”.

Ndërsa, sa i përket planit të reduktimeve, Kadriu tha se ka qenë i tillë në mënyrë që edhe konsumatorët të mos penalizohen në masë të madhe, por të menaxhohet aq sa ka energji.

“Plani i reduktimit ka qenë i tillë që të mundet që edhe konsumatorët të mos i penalizojë shumë, por gradualisht të menaxhohet aq sa kemi energji. Ndërsa, pjesën tjetër duhet ta balancojmë nëpërmjet mekanizmave që KOSTT-i ka në dispozicion”, është shprehur Kadriu.


MË SHUME NGA Ekonomi