SHBA, sentimenti i konsumatorit i kalon pritshmëritë në dhjetor
BKT
Ekonomi

SHBA, sentimenti i konsumatorit i kalon pritshmëritë në dhjetor

Të dhënat e publikuara nga Universiteti i Miçiganit të enjten treguan se sentimenti i konsumatorit në SHBA është përmirësuar në krahasim me muajin dhjetor.

Raporti tregoi se, në dhjetor,  indeksi i sentimentit të konsumatorit shënoi një rritje deri në 70.6 për qind, krahasuar me shifrën paraprak prej 70.4 për qind

. Indeksi i sentimentit të konsumatorit ka regjistruar një rritje mbi nivelin më të ulët të 10 viteve prej 67.4 për qind në nëntor.

Sondazhet e kryeekonomistit, Richard Curtin, treguan se rritja mujore e indeksit të sentimentit të konsumatorit  ishte kryesisht për shkak të fitimeve të konsiderueshme mes familjeve me të ardhura të ulëta.

“Në të vërtetë, këto familjet prisnin që të kishin një rritje të të ardhurave gjatë vitit në vazhdim me 2.8 për qind, nga 1.8 për qind dhjetorin e kaluar dhe niveli më i lartë me 2.9 për qind i regjistruar në 1999″, tha Curtin.

Curtin shtoi se,”rritja e shpallur në pagesat e Sigurimeve Shoqërore prej 5.9 për qind në 2022 ishte pjesërisht përgjegjëse për fitimin dhe 5.0 për qind rritje në pagën e punëtorëve më të rinj”.

Raporti tregoi gjithashtu se indeksi i pritjeve të konsumatorëve u rrit 68.3 për qind në dhjetor, krahasuar me 63.5 për qind në nëntor, ndërsa indeksi i kushteve aktuale ekonomike u rrit 74.2 për qind, nga 73.6 për qind.

Inflacioni nga viti në vit ra në 4.8 për qind në dhjetor, nga 4.9 për qind në nëntor dhe pritshmëritë për inflacionin pesë-vjeçarë ra në 2.9 për qind, nga 3.0 për qind./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi