14:20 / 24.12.2021
Përurohet ferma e erës në Kroaci
Ferma e erës e ndërtuar në Kroaci u përurua zyrtarisht.
Ferma, me kapacitet total prej 156 MW, në një sipërfaqe prej 42.8 km2, pritet të prodhojë rreth 530 milionë kilovat-orë (kWh) energji elektrike të gjelbër çdo vit dhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit në vend me rreth 460,000 ton në vit.
"Ferma në Senj, një qytet në bregun e Adriatikut në Kroacinë Perëndimore, është me rëndësi kyçe për sektorin e energjisë së pastër dhe të rinovueshme në qytet dhe në Kroaci në përgjithësi, tha kryeministri kroat Andrej Plenkovic në ceremoninë e përurimit.























