Guvernatori Mehmeti: Rreth 1 miliard euro remitanca
BKT
Ekonomi

Guvernatori Mehmeti: Rreth 1 miliard euro remitanca

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar.

"Rritje kemi edhe te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 përqind. Kjo bëri që të rriten edhe kërkesat e brendshme dhe njëkohësisht të rritet importi, ku importi me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion shënoi vlerën 4.2 miliardë euro, ose një rritje vjetore 42.5 përqind. Në anën tjetër eksporti i mallrave arriti në 684 milionë euro ose me një rritje prej 60 përqind”, tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi