Nevojiten 6-7 vite që vendi të dalë nga kriza ekonomike
BKT
Ekonomi

Nevojiten 6-7 vite që vendi të dalë nga kriza ekonomike

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se nevojiten 6-7 vite që vendi i tij të dalë nga kriza në të cilën ndodhet.

Aoun në një kanal televiziv dha deklarata lidhur me krizën e cila vazhdon prej 2 vitesh dhe në të cilën janë vërejtur nivele rekord të papunësisë dhe varfërisë.

"Është e sigurt se në Liban do të ketë ndryshim. Kjo do të jetë edhe në ide edhe në praktikë sepse ne kemi arritur në këtë rezultat për shkak të vjedhjes, korrupsionit, gabimit dhe dështimit në sistem. Dhe kjo e bën të detyrueshme ndryshimin por për këtë kemi nevojë për 6-7 vite", deklaroi presidenti Aoun.

Për shkak të krizës ekonomike që vazhdon në vend që nga viti 2019, monedha vendase e Libanit zhvlerësohet çdo ditë e më shumë përballë dollarit.

Aktualisht sipas Bankës Qendrore të Libanit, 1 dollar këmbehet me 1.500 lira libaneze ndërsa në tregun e zi kjo shumë arrin deri në 27 mijë lira.


MË SHUME NGA Ekonomi