12:01 / 27.12.2021
Dozat përforcuese të vaksinave mbrojnë nga varianti Omicron
Përhapja e variantit “Omicron” në Afrikën e Jugut, transmetueshmëria e tij e lartë, numri i madh i mutacioneve dhe përhapja e shpejtë kanë shqetësuar shkencëtarët në mbarë botën.
Për sa i përket antitrupave monoklonale, efektiviteti i tyre kundër variantit të ri është reduktuar.
Ky studim arrin në përfundimin se pavarësisht se imuniteti i siguruar nga vaksinat është i reduktuar, ato ofrojnë njëfarë mbrojtjeje veçanërisht dozat përforcuese. Sipas një studimi të botuar në revistën Nature, ata që marrin dozën e tretë të vaksinës janë më të mbrojtur nga varianti Omicron.
Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme administrimi i dozës së tretë përforcuese paralelisht me masat e njohura mbrojtëse, në mënyrë që të kufizohet përhapja e Omicron.























