Finlandë, ulet besimi i konsumatorit në dhjetor
BKT
Ekonomi

Finlandë, ulet besimi i konsumatorit në dhjetor

Besimi i konsumatorëve dhe morali industrial i Finlandës kanë shënuar një rënie në dhjetor, sipas rezultateve të një sondazhi të hënën.

Indeksi i sentimentit të konsumatorit ra në -3.5 në dhjetor nga 1.2 në nëntor, sipas Statistikave.

Në sondazh u përfshinë 913 persona midis 1 dhe 16 dhjetorit.

Ndërsa të dhënat nga Konfederata e Industrive Finlandeze treguan se indeksi i besimit të prodhimit shënoi një rënie në 18 në dhjetor krahasuar me 23 në nëntor.

Treguesi i besimit të sektorit të ndërtimit u rrit në 14 në dhjetor krahasuar me 13 një muaj më parë.

Treguesi i besimit të sektorit të shërbimeve shënoi një rritje në 21 për qind në dhjetor krahasuar me 20 për qind një muaj më parë. Në dhjetor, besimi i tregtisë me pakicë ra me tetë pikë në 8, i cili ishte mbi mesataren afatgjatë prej -1./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi