09:49 / 28.12.2021
ATK me trende pozitive në vitin 2021
Zyrtarja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, ka deklaruar se ATK po punon që bizneset të regjistrojnë punëtorët.
Ajo sot në RTK ka folur për trendet pozitive në ATK.
Bytyqi-Sefa ka folur dhe për atë se si do të tatohen kriptovalutat.
"ATK është përgjegjëse për të mbledh tatimet në Kosovë", tha ajo sot në RTK.
Sipas saj edhe në vitin 2022 ATK do të punojë të rrit inkasimin e hyrave, të cilat do të jenë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës.























