Zhvilluesi gjerman i projekteve solare instalon 88.5MW në Bosnjë
BKT
Ekonomi

Zhvilluesi gjerman i projekteve solare instalon 88.5MW në Bosnjë

Kompania Gjermane e zhvillimit të projekteve solare, Promondis, planifikon që të instaloj impiant të gjenerimit të energjisë elektrike nga energjia solare me një kapacitet prej 88.5 megavat në komunën e Bosanski Petrovac në kantonin e Una-Sana të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Zhvillimi i projektit të fotovoltaike ka filluar dy vite më parë, dhe investitetori tashmë zyrtarisht ka dorëzuar aplikacionin për pëlqimin urbanistic me dokumentacion të plotë dhe projektimin konceptual, ka bërë të ditur komuna.

Investitori pret që ndërtimi të filloj në fillim të pranverës së 2022, dhe përfundimi i projektit pritet të jetë në 2024.

Kryeministri i kantonit të Una-Sana, Mustafa Ruznic, është takuar me pronarin e Promondis, Berthold Brentrup. Promondis është i gatshëm që të investoj rreth 45 milion euro në një park solar me një kapacitet prej 88.5MW, ka shtuar komuna në faqen e tyre zyrtare.


MË SHUME NGA Ekonomi