09:33 / 29.12.2021
Durrës, mbi 14 mijë tonë mallra përpunohen në port
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se në kalatat portuale po përpunohen 4 anije, ndërsa 6 janë në radë dhe 3 në pritje.
“Mbi 14 806 tonë mallra si hekur, çimento, qymyr po përpunohen sot në portin e Durrësit”, thekson APD.
Ndërkohë, informoi APD, në radë ndodhen 6 anije tregtare, të cilat pritet të nisin procesin e përpunimit në orët e ardhshme nga të cilat do të përpunohen 16 121 tonë mallra si skrap, superfosfat dhe llamarinë.
Sipas APD-së në pritje janë 3 anije me 7 285 tonë mallra me melamin dhe skrap.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./atsh























