Nga janari Maqedonia e Veriut rikthen dy njësi me qymyr
BKT
Ekonomi

Nga janari Maqedonia e Veriut rikthen dy njësi me qymyr

Bordet e drejtorëve të SHA ESM dhe SHA TEC Negotinë në Maqedoni të Veriut kanë inspektuar funksionimin e termocentralit Negotinë.

Termocentrali prodhon vazhdimisht energji elektrike që prej datës 18 dhjetor dhe funksionon me gjysmë kapaciteti, pra me një bojler për të rregulluar dhe stabilizuar sistemin pas një pauze të gjatë.

Drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski njoftoi se në janar do të përfshihet kaldaja e dytë në TC Negotinë dhe njësia e tretë në REK Manastir. Sipas Kovaçevskit, me angazhim maksimal të të gjitha objekteve prodhuese, do të sigurohet furnizim për sezonin e ngrohjes dhe do të dalim pa kufizime nga kriza energjetike, duke bërë përpjekje që të shmangen situatat që tashmë po ndodhin në vendet fqinje sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Drejtori i Përgjithshëm i AD TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, theksoi se termocentrali funksionon në vazhdimësi për 10 ditë dhe nuk pret probleme në periudhën e ardhshme dhe se është planifikuar të zbatohet plotësisht marrëveshja për bashkëpunim afarist dhe teknik me SHA ESM për prodhimin e energjisë elektrike nga ky kapacitet.


MË SHUME NGA Ekonomi