"Themeluesit e BioNTech të shfaqen në kartëmonedhat e reja të euros"
BKT
Ekonomi

"Themeluesit e BioNTech të shfaqen në kartëmonedhat e reja të euros"

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka marrë një sugjerim nga Parlamenti i BE-së lidhur me studimin e saj për dizajne të reja për kartëmonedhat e ardhshme të euros.

Politikani gjerman i Demokratëve të Lirë (FDP) Moritz Körner ka kërkuar që themeluesit e BioNTech, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci të pasqyrohen në një nga kartmonedhat.

“Personalitete të rëndësishme evropiane si çifti themelues i BioNTech duhet të printohen në kartëmonedhat e reja”, tha anëtari i Parlamentit Evropian (PE) për gazetën ‘Die Welt’.

“Puna e tyre ka shpëtuar jetën e miliona evropianëve”, tha ai.

“Udhëtimi i tyre i jetës është një histori mbresëlënëse e integrimit, përparimit, sipërmarrjes, përsosmërisë shkencore dhe potencialit të një shoqërie të hapur imigrimi.”

Në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, prodhuesi i vaksinave me seli në Mainz, BioNTech, pati sukses në një kohë relativisht të shkurtër në zbulimin e një vaksine kundër Covid-19 bazuar në të ashtuquajturën teknikë të acidit ribonukleik (mRNA) duke u miratuar në një kohë relativisht të shkurtër.

Njëzet vjet pas prezantimit të euros si monedha e vetme europiane, BQE ka nisur një proces për ridizajnimin e kartëmonedhave. /atsh


MË SHUME NGA Ekonomi