Ripërtrirja e Shqipërisë
Sharr Travel

Ripërtrirja e Shqipërisë

Shkruan: Faton B.Mehmetaj

(Mësues, pse Shqipnia është kaq e vogël?! Pyet Zeneli mësuesin në orën e gjeografisë).
Shqiparët prej kohërave të lashta e popullonin dhe e zotronin një territor mjaft të madh, që ishte  teritori i Gadishullit Ilirik. Iliria ishte pjesa kryesore e Evropës parahistorike. Që nga ajo kohë e deri në vitet e vona, shqiptarët shtriheshin në principata, sanxhaqe e vilajete, pra e zotronin dhe popullonin këtë teritor.  
Fuqitë e Mëdha filluan ta zvogëlojnë hapësirën e kufive të shqitarisë me theks të veçantë nga viti 1878, pra nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila u formua për t'u dalë zotë trojeve shqiptare. Prej asaj kohe shqiptarët luftuan kundër Fuqive të Mëdha dhe kundër fqinjëve agresorë, grekë, serbë e malazez, të cilëve këto fuqi u falën tokat shqiptare, si peshqesh për t'u bindur ndaj politikave të tyre.

Pas shumë përpjekjesh e humbjesh të mëdha në vijat e frontit për t'i mbrojtur trojet shqiptare dhe autonominë e tyre, me 28 Nëntor 1912 shqiptarët e shpallën pavarsinë e shtetit shqiptar për një pjesë të territorit të hartës reale të trungut shqiptar. Edhe pse Jugosllavia u formua si shtet në vitin 1918, si një shtet shumëkombësh, fitoi shumë nga tokat shqiptare.
Shqipëria, me territor aq të madh dhe me ndikim në Perandorinë Romake, të Bizantit dhe të Turqisë, u tkurr e zvoglua në vtin 1913, në Konferencën e Ambasadorvëve në Londër dhe, pa pjesmarrjen e shqipëtarëve, e krijuan një Shqipëri të cunguar. Në këtë kohë apetitet e Malit të Zi e Serbisë u rritën aq shumë, sa që donin ta gllabëronin gjithë Shqipërinë. Për këto qëllime, Serbia e Mali i Zi, në janar të viti 1913, e mësynë ushtarakisht Shkodrën për ta pushtuar, por, në një luftë 6 mujore, forcat shqiptare dolën triumfuese, duke lënë në këtë betejë mbi 12 mijë ushtarë të Serbisë e Malit të Zi. Sikurse edhe në luftërat tjera edhe në këtë luftë kishte mjaft shqiptarë që luftonin në krah të malazezëve. Ç’është më keq, shërbimi sekret sebo-malazez filloi të bënte propagandë përçarse në mes të krishterëve dhe myslimanëve, se mbrojtja e Shkodrës nga Hasan Riza Pasha është duke u bërë nga turqit, por kjo problematikë u tejkalua shpejtë në mbledhjen e Kuvendit Françeskan të Rubikut, të mbajtur më 30 janar 1913.

Aty shërbente si famullitar Pal Dodaj, i cili, bashkë me Gjergj Fishten, Mjeden e të tjerë, e tejkaluan këtë situatë, e cila mund ta dëmtonte organizimin e mbrojtjes së Shkodrës. Pos luftës në Shkodër, ku ushtria serbo-malazeze pësoi humbje të mëdha, në Kosovë e viset shqiptare që kishin mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë natyrale (Shqipërisë së vertetë), ushtarët e Krajl Nikollës e bënin shkrumb e hi çka gjënin përpara dhe e masakronin popullatën duarthatë dhe të pafajshme.

Në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, në këtë kohë ushtria serbo-malazeze e Krajl Nikollës fillon fushatën e konvertimit të shqiptarëve mysliman dhe të atyre katolik në ortodoksë. Në vitin 1912-1913, serbët i kanë vrarë mbi 120.000 shqiptarë-burra, gra, djem, pleq, plaka dhe fëmijë, shumë fshatra u goditën me artileri të rënd e u bënë shkrumb e hi. Me gjithë këto vuajtje, masakra e tmerre të papara gjatë historisë, populli shqiptar qëndroj stoik dhe nuk hoqi dorë nga liria dhe pavarsia kundër sundimit serbo-malazez. Si rezultat i kësaj, me 1914-1918 filluan të hedhen bazat e një Shqiprie “etnike”. Ky proces vazhdon edhe në vitin 1941-1945, me tendenca dhe orvatje për formimin e një Shqiprie “etnike”. Nga viti 1945-1989, Qeveria serbe dhe Jugosllavia e asaj kohe i dhanë Kosovës një autonomi të cunguar edhe pse kishin dhënë më shumë dëshmor e luftëtar në luftën kundër nazifashizmit, se sa vet Serbia. Shqiptarët si liridashës që janë e ndihmuan Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjen, Greqinë etj, për ta mbrojtur kombin e tyre, në të gjitha luftrat që i zhvilluan pushtuesit e ndryshëm ndaj tyre, por kurrë, në asnjë rast, nuk u vlersua kjo ndihmë prej anës së tyre. Këtu dua ta përmendi Traktatin e fsheht që u nënshkrua në Londër, ku vendosej shpërbërja e shtetit shqiptarë, duke e ndarë në mes Greqisë, Serbisë, Italisë dhe Malit të Zi. Kjo marrveshje duhej të përjetësohej në Konferencën e Versajt, ku, qëndrimi i Kryetarit Amerikan Woodrow Willson, që më parë i frymëzuar nga Fan Noli, ishte i vendosur se Shqipëria duhet të egziston dhe ta siguroi ekzistimin e saj. Në këtë rrafsh, të gjitha marrveshjet e lartëpërmendura, janë bërë pa pjesëmarrje e përfaqësuesve të tyre (shqiptarëve). Shqiptarët dolën të zhgënjyr si nga Traktati i Versajës (1920), ashtu dhe nga Konferenca e Parisit (1946). Përkundrazi, më 1946, në Konferencën e Paqës në Paris Jugosllavia dhe Greqia kishin pozita më të forta se në vitin 1913. Tani, ato ishin pjesëtare të koalicionit antifashist që kishte fituar luftën dhe vendimet i merrnin vetë fitimtarët pa pasur arbitër. Në këtë kohë edhe përkundër presioneve për ti devalvuar shqiptarët, Kryetari i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqës në Paris, Enver Hoxha, i hodhi poshtë pretendimet greke me argumentet se Shqipëria i kishte dhënë luftës së madhe antifashiste 28 mijë deshmorë, pa llogaritur dëmet e mëdha materiale. Për të mos i përsëritur gabimet që i kishte kryer para luftës dinastia e Karagjorgjeviqëve, e cila i kishte ndarë kombet e sunduara prej saj, nga pikpamja e të drejtave politike, në tri kategori; në serb (kategoria e parë), në kombe të tjera sllave (kategoria e dytë), dhe në kombe josllave ku hynë edhe shqiptarët (kategoria e tretë), fillë pas kësaj, Tito me bashkëpunëtorët e tij, shpalosën flamurin e vetvendosjes së kombeve dhe barazisë së tyre që ishte një mashtrim i madhë. Koncepti i vetvendosjes shërbeu gjatë për ti mbajtur të qetë popujt e Jugosllavisë, në një Jugosllavi artificiale, ku shqiptarët dhe jo serbët në kuadër të kësaj Jugosllavije, i përjetuan padrejtësitë më të mëdha që i mban mend historia. Për ti sunduar më lehtë popujt që ishin inkorporuar në një Jugosllavi me parime të veyvendosjes, në Jajce u vendos që popujt e jugosllavisë të ndahën në kombe e kombësi, nga të cilat vetëm kombet do të kishin të drejtë të formonin republikë. Kurse kombësitë kishin të drejtë të formonin krahina, por në kuadër të Serbisë siç ishte rasti më Vojvodinën dhe Kosovën. Malazezët për nga popullsia ishin gjashtë herë më pak se shqiptarët, kurse maqedonët dy herë më pak se shqiptarët, por atyre ju dha e drejta për ti formuar republikat e veta, kurse Kosovës ja morën edhe at pak autonomi që e kishte. Por shqiptarët nuk lejuan që tu merrej autonomia dhe ato pak të drejta që i kishin të garantuar me kushtetuten e jugosllavisë. Për ta mbajtur me dhunë Kosovën nën tutelen serbe, ata ndërhynë brutalisht duke e përdorur edhe armaten serbe, policinë dhe gjithë mekanizmat e dhunës, për mes të cilave i abroguan të gjitha institucionet e autonomisë së Krahinës së Kosovës, deri sa në mars të vitit 1998 ato likuiduan në mënyrë arbitrare dhe me dhunë ushtarake krejt autonominë e Kosovës. Që nga ai vit, Krahina e Kosovës u kthy në një njësi administrative të Republikës së Serbisë dhe nuk ishte më element konstituiv i Federatës. Kushtetuta e vitit 1974 u abrogua në mënyrë të njëanshme nga Serbia dhe bashkëpuntorët e saj, në kundërshtim me vet Kushtetutën e saj. Heqja e Kushtetutes, iu imponua me anën e tankeve Kuvendit të Kosovës. Populli shqiptar e kundërshtoj fuqishëm këtë akt duke organizuar protesta në të gjithë teritorin e Kosovës, por protestat e shqiptarëve të Kosovës u shtypën me gjak. Përfaqësuesit e Kosovës, duk u mbështetur në parimin e njohur të së drejtës për vetëvendosje, u mblodhën në Kaçanik më 7 shtator 1990, në këtë kohë Federata jugosllave ende nuk ishte shpërbërë dhe Krahina e Kosovës përbëhej prej 10. 877 km2 me qëndër Prishtinën. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë bashkë me Kishën Ortodkse Serbe, duke u bazuar edhe në platformat, elaboratet dhe planprogramet e më hershme serbomëdha nga “Naçertanije” (1844), pastaj projekti i Vuk S.Karaxhiqit (1787-1864), i Vladan Gjorgjeviqit (1844-1930), i Stojan Protiqit (1857-1923), i Jovan Cvijiqit (1912-1921), Slobodan Jovanoviqit (1869-1958), elaboratet e Vasa Çubriloviqit (1937-1944), projektet e Ivo Andriqit (1939), të Stevan Moloviqit (1941) e deri te “Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (1986) dhe projekti i Millosheviqit “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990), i shkaktoj katër luftëra të përgjakshme, spastrime etnike dhe ndërmarrje të tjera gjenocidiale në të gjitha hapsirat e ish-Jugosllavisë. Serbia me ketë qasje e ngjalli nacionalizmin serb të cilit i dha mbështetje ushtarako politike për ti zhdukur popujt e Jugosllavisë me qëllim që Serbia ta gllabronte gjithë territorin e Jugosllavisë e cila kishte filluar të rrokullisej. Pos popujve tjerë të ish-jugosllavisë, slloven, kroatë, maqedon, boshnjak etj, në ato katër luftëra të përgjakshme që i shkaktoj Serbia, Kosova në këtë luftë, që është edhe fundit i okupimit serb, 23 mars 1998-12 qershor 1999, u përball me vrasje masive, me gjenocid, burgosje, spastrim etnik, terror e represalje tjera që e rrezikuan pothuajse ekzistencën fizike të shqiptarëve që e përbënin popullsinë shumicë të shqiptarëve të Kosovës, me mbi 90 për qind të popullatës së përgjithshme të vendit. Përveç plaçkitjes dhe shkatërrimit të pasurisë së shqiptarëve, shkatërrimit të qyteteve e fshatrave shqiptare, plaçkitjes dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore e të dokumentacioneve administrative, u vranë e u masakruan mbi 12 mijë civilë shqiptarë, ende konsiderohen të zhdukur mbi 1660 persona, mbi një milion shqiptarë, të ballafaquar me vdekjen, u dëbuan jashtë Kosovës gjatë operacionit për spastrimin etnik, u përdhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare, qindra fëmijë, madje edhe foshnjat në barkun e nënave. Bota e qytetëruar dhe secili qytetar e dinë fare mirë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u organizua prej zeros, duke bërë përpjekje mbinjerëzore për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet nga invadimet shfarosëse serbe. Përkrah liribërësve të Kosovës, për të ndërprerë spastrimin etnik, gjenocidin dhe masakrat e vazhdueshme të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë, me të drejtë pasoi ndërhyrja ajrore e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s (24 mars 1999-10 qershor 1999). Ushtria Çlirimtare e Kosovës e mbeshtetur edhe nga NATO e mundi ushtrinë dhe policinë serbe duke e dëbuar nga Kosova përgjithmonë. Serbia për shkak të mos ndëshkimit, edhe më tutje punon dhe shpreson për ta shtrirë ndikimin e vet në hapsirat e ish-jugosllavisë përmes minoritetit serb që e ka në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Bosnje, Kosovën Lindore etj. Mirëpo kjo orvatje është e kotë, është justifikim për popullin serb i cili i ka humbur të gjitha betejat në aspektin ushtarak dhe në atë diplomatik. Shteti serb ka qenë dhe ka mbetur artificial. Vojvodina, Sanxhaku dhe Kosova Lindore janë pjesa artificiale që e mban të pa shpërbërë shtetin serb. Mohimi i të drejtave nga pushteti serb i qytetarëve të Vojvodinës që është edhe hambari i Serbisë, i qytetarëve të Kosovës Lindore dhe Sanxhakut është tregues i qartë se Serbia nuk ka të ardhme. 
Serbët duke u friksuar nga ky element e shkatrruan ç’do gjë shqiptare, nga mesjeta e gjerë në luftën e fundit. Kurse ne shqiptaret kemi qenë të çliruar nga paragjykimet dhe armiqësië fetare. Madje në asnjë kohë, as periudhë historike, serbët dhe minoritetet tjera, nuk janë trazuar nga shqiptarët. Në shumë raste janë mbrojtur më jetën e tyre prej keqëbërësve të ndryshëm në të gjitha periudhat historike. Pos kësaj, shqiptarët kanë qenë perkrahës të qytetrimit botërorë, e në disa raste, edhe i kanë pri këtij qytetrimi. Për këtë arsye është thënë qysh heret, se, nëse Fuqitë e Mëdha nuk ja japin lirinë shqiptarëve, nuk do të ketë kurrë qetsi në Ballkan. Fuqitë e Mëdha (që janë duke e sunduar këtë botë), që kur filluan ti njohin të drejtat e shqipëtarëve, shqiptarët, kanë filluar të bëhën faktor i paqës në Gadishullin Ballkanik. Fatkeqësia që i ndodhi popullit tonë gjatë dy shekujve XIX-të dhe XX-të, ka qenë vepër e fuqive të mëdha të cilët, me vonesa të mëdha filluan ti ndreqin gabimet që janë bërë gjatë historisë. 
Abetarja e përbashkët, heqja e pikave doganore, gjuha e përbashkët e përcaktuar sipas standardeve gjuhësore, mediat, mjetet e komunikimit në gjuhën shqipe në të gjitha hapësirat shqiptare, drejtuesit e tri Akademive të Shkencave dhe Arteve, në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë drejtohen nga shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe të gjitha fakultetet në gjuhën shqipe, po i japin drejtim integrimit të trojeve shqiptare në një platformë të përbashkët. Ky projekt është tregues i qartë për të arritura epokale. Rruga e Kombit i ka unifikuar shqiptaret që kanë mbetur jasht trungut të shqipërisë reale, kjo do të thot se shqiptarët kurrë më nuk do të jenë të izoluar, me asnjë luftë, me as një Konventë a program antishqiptarë. Gradualisht po unifikohet edhe sporti që është një segment i fuqishëm për unifikim e shumë barrjerave në jetën tonë shoqërore. Disa konflikte të trashëguara nga e kaluara janë zgjedhur me menquri dhe maturi. Kanë filluar të punohen me pjekuri politike disa platforma për zgjedhjen definitive të çështjës shqiptare, duke afruar argumente politike, historike, diplomatike dhe juridike për këtë temë. E mira e gjithë kësaj është se të gjitha këto përpjekje janë në përputhje të plotë me rrethanat e sotme ndërkombëtare dhe me proceset politike që po e udhëheqin Ballkanin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.