Shërbimet profesionale e shkencore tërheqin 43 mil. euro investime të huaja
BKT
Ekonomi

Shërbimet profesionale e shkencore tërheqin 43 mil. euro investime të huaja

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 9-mujorin e 2021, një tjetër degë me rritje të investimeve të huaja është ajo e shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, për 9-mujorin 2021, ky sektor tërhoqi investime të huaja në vlerën e 43 milionë eurove.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, investimet në këtë sektor shënuan një rritje me 59%, sidomos në tremujorin e tretë të vitit.

Në 9-mujorin e këtij viti, Shqipëria tërhoqi gjithsej 711 milionë euro investime të huaja direkte, në rritje me 1.1% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi