Dogana me të hyra rekorde në 2021-shin
Dogana e Kosovës ka shënuar të hyra rekorde për vitin 2021. Këto të dhëna këta i prezantuan gjatë të enjtes në një konferencë për media.
Pavarësisht sfidave, i pari i doganierëve, Agron Llugaliu, tha se kanë arritur t’i kalojnë objektivat.
“Kemi arritur të kemi të hyra prej 1 miliard e 371 milionë. Kjo shënon një rritje prej 322 milionë më shumë sesa viti 2020”, tha ai.
Rezultatet e arritura e gëzuan ministrin e Financave, Hekuran Murati. Një nga sukseset ai veçoi luftën ndaj kontrabandës.
Gjatë vitit 2021, rritje pati edhe në përqindjen e importit dhe eksportit.
“Te importi kemi pasur 4.6 miliardë euro import gjatë këtij viti, krahas me 3.2 dhe 3.5 në vitet paraprake. Eksporti ka treguar një rritje të konsiderueshme, që është e pashembullt me vitet paraprake”, tha Llugaliu.
Në prezantimin e këtyre rezultateve të punës u tha se ka pasur 12 të arrestuar në fushën e krimeve penale që bien te Dogana e Kosovës, krahas 3 sa ka qenë në vitin paraprak.
Ndërsa, ka pasur 48 raste të zbulimit të narkotikëve të ndryshëm.























