Ministrja Hajdari premton mbështetje për Odën Ekonomike të Kosovës
Sot, me datë 11 janar 2022, është mbajtur takimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku morën pjesë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari, Sekretari i Përgjithshëm i OEK-ut z. Parim Bajrami, Kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut Ruzhdi Kurtishaj dhe Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani.
Në këtë takim të zhvilluar në Odën Ekonomike të Kosovës, u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve të OEK-ut, mbështetje në organizimin e panaireve dhe përpilimin e analizave ekonomike.
Përpos tjerash, pjesëmarrësit e lartëcekur të këtij takimi diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit për organizimin e forumeve ekonomike dhe shumë faktorëve të tjerë që janë në interes të sektorit privat në Kosovë.























