Holandë, inflacioni në nivelin më të lartë që nga viti 1982
Inflacioni holandez ka vazhduar të rritet më tej në dhjetor, duke arritur nivelin e tij më të lartë që nga viti 1982, i nxitur nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve, sipas të dhënat paraprake nga Byroja Qendrore e Statistikave.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 5.7 për qind nga viti në vit pas një rritjeje prej 5.2 për qind në nëntor. Norma e inflacionit ishte më e larta që nga gushti 1982, me 5.9 për qind.
Në vitin 2021, inflacioni ishte 2.7 për qind, kundrejt 1.2 për qind në 2020. Shifra më e lartë e inflacionit u regjistrua për herë të fundit në vitin 2002, kur ishte 3.4 për qind.
Inflacioni i energjisë u rrit në 74.9 për qind në dhjetor, nga 57.4 për qind që ishte një muaj më parë. Inflacioni i ushqimeve u përshpejtua në 2.6 për qind, nga 1.1 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të mishit, perimeve dhe frutave.
Rritjet më të ngadalta të çmimeve të karburanteve dhe qëndrimi në park pushimesh kanë ndikuar në uljen e inflacionit. Inflacioni i bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit u përshpejtua në 6.4 për qind në dhjetor, nga 5.9 për qind një muaj më parë./atsh























