18:01 / 13.01.2022
Kursi i këmbimit, forcohet monedha evropiane
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan vijoi rënien ndërsa euroja u forcua me 0.31 lekë, krahasuar me një ditë më parë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se monedha evropiane u ngjit në kuotën e 122.04 lekëve.
Ndërsa dollari amerikan, krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.72 lekë dhe këmbehet me 106.45 lekë.
Paundi britanik dhe franga zvicerane përkatësisht këmbehen në kuotat 146.29 lekë dhe 116.66 lekë, ose 0.29 dhe 0.59 lekë më shumë, se një ditë më parë./atsh
Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar amerikan | USD | 106.45 | -0.72 | |
Euro | EUR | 122.04 | +0.31 | |
Poundi Britanik | GBP | 146.29 | +0.29 | |
Franga Zvicerane | CHF | 116.66 | +0.59 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 92.96 | +0.08 | |
Dollari Australian | AUD | 77.77 | +0.52 | |
Dollari Kanadez | CAD | 85.28 | -0.18 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.92 | +0.08 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.30 | +0.05 | |
Korona Daneze | DKK | 16.40 | +0.04 | |
SDR | SDR | 149.23 | -0.85 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 193930.61 | -768.17 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2463.25 | +29.68 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.75 | -0.09 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.72 | -0.10 | |
Lira Turke | TRY | 7.84 | +0.09 |