Poloni, inflacion galopant gjatë vitit 2022
Inflacioni në Poloni do të bjerë midis 6.1 dhe 8.4 për qind këtë vit dhe 3.4 dhe 5.6 për qind në vitin 2023, sipas një vlerësimi të ekonomistëve të intervistuar nga banka qendrore e Polonisë (NBP).
NBP intervistoi 25 ekonomistë nga institucione të ndryshme financiare, qendra analitike, sindikata dhe shoqata të sipërmarrësve lidhur me parashikimet e tyre të inflacionit dhe PBB-së.
“Ekonomistët janë të bindur se Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) do të kalojë kufirin e 3.5 për qind në 2022. Ata presin që ai të bjerë midis 6.1 dhe 8.4 përqind”, raportoi NBP.
Banka qendrore polake vuri në dukje gjithashtu se analistët e anketuar thane se ekziston një rrezik i lartë që lidhet me tejkalimin e kufirit edhe vitin e ardhshëm.
“Skenarët tipikë tregojnë për një normë inflacioni midis 3.4 dhe 5.6 për qind vitin e ardhshëm,” tha banka.
Sipas ekonomistëve të anketuar nga NBP, rritja e PBB-së duhet të jetë midis 3.6 dhe 4.9 për qind këtë vit dhe midis 2.8 dhe 4.7 për qind në 2023/atsh























