Kusari- Lila: Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike
Ekonomi

Kusari- Lila: Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike

Ushtruesja e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth krizës energjetike dhe paralajmërimeve për shtrenjtimin e rrymës.

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës tha se në dhjetor të vitit të kaluar e ka kuptuar se Kosova do të përballet me krizë energjetike pas rënies së bllokut B.

“Unë e kam kuptuar peshën e kësaj krize kur është bërë njoftimi për rënien e bllokut në Kosovën B, në dhjetor”, tha Kusari- Lila.

Duke folur rreth propozimeve të ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, Kusar-Lila tha se Ministria e Ekonomisë ka bërë publike se me 75 milionët e ndara parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë.

“Edhe pse si proces ajo nuk është e përfunduar, dhe si i tillë do të merr edhe dy javë kohë, Ministria e Ekonomisë ka publikuar lajmin që parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari - Lila.

Ajo tha se tarifa për një KW në orë nuk është përcaktuar ende, dhe se Ministria e Ekonomisë ka publikuar një kufi deri në të cilin nuk ka ndryshim të çmimit të energjisë deri në 600 KW/orë, ndërsa mbi atë konsum tarifa do të jetë prapë e kontrolluar, por në raport me importin e energjisë elektrike.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa