13:43 / 20.01.2022
Diskutohet ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale
Kryetari i BSPK z. Atdhe Hykolli takoi sot z. Reshat Nurboja, Këshilltar Politik i Kryetarit të Kuvendit dhe z. Driton Tali, Këshilltar për çështje Ekonomike.
Në këtë takim u diskutua për nismën e plotësim ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, Ligji Nr. 04/L-13, dhe për çështje tjera siç janë Ligji i Pagave, Kontrata Kolektive, Sigurimi Shëndetësor etj.























