Rrjedhja e naftës në brigjet e Perusë kërcënon jetën detare
Ekonomi

Rrjedhja e naftës në brigjet e Perusë kërcënon jetën detare

Shumë krijesa detare janë nën kërcënim për shkak të ndotjes së shkaktuar nga rrjedhja e naftës në brigjet e Perusë, shtetit të Amerikës së Jugut.

Nafta që ka filluar të rrjedhë në rafinerinë e Perusë në Oqeanin Paqësor, La Pampilla, pas cunamit të shkaktuar nga një shpërthim vullkanik në shtetin ishull Tonga, është shpërndarë në një sipërfaqe prej 4 kilometrash.

Zyrtarët i bënë thirrje kompanisë spanjolle Repsol, e cila menaxhon me rafinerinë, që të marrë më shumë përgjegjësi, duke shtuar se rrjedhja ka ndikuar edhe plazhet dhe zonat natyrore.

Ministri peruan i Mjedisit, Ruben Ramirez tha se kanë shpallur gjendje emergjente mjedisore. "Asgjë nuk u raportua në mënyrë të papërgjegjshme në komunat dhe policinë lokale. Ky është një dëm serioz, pushuesit po largohen nga rajoni", tha ai.

Ndërkohë në deklaratën nga rafineria La Pampilla, bëhet e ditur se një ekip prej 50 personash ka pastruar naftën me pompa dhe material të posaçëm absorbues për të luftuar ndotjen e shkaktuar nga rrjedhja.

Gjithashtu njoftohet se edhe pastrimi i plazhit po vazhdon.

Nga ana tjetër Prokuroria e vendit ka nisur hetime lidhur me ndotjen e mjedisit.

- 21 plazhe në Peru janë mbyllur

Më tej thuhet se për shkak të ndotjes së shkaktuar në plazhet e vendit, qasja në 21 plazhe është mbyllur.

Presidenti Pedro Castillo tha se do të formojë një komitet për të luftuar me krizën mjedisore.

OKB-ja njoftoi se një ekip ekspertësh do të mbështesë Perunë në luftën kundër ndotjes së shkaktuar nga rrjedhja e naftës.

Pasi dallgët e shkaktuar nga cunami pas shpërthimit vullkanik në Tonga goditën një cisternë në rafinerinë La Pampilla në Peru, mbi 6 mijë fuçi naftë ishin derdhur në Oqeanin Paqësor.