SHTRRU kërkon fiskalizim të veçantë për transportin ndërkombëtar
BKT
Ekonomi

SHTRRU kërkon fiskalizim të veçantë për transportin ndërkombëtar

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve e ka konsideruar si të papranueshme ndëshkimi me gjoba për operatorët të cilët kanë deklaruar të hyrat e tyre në bazë të biletave të shitura.

Këto bileta janë evidentuar në librat përkatës të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të deklaruara si shitje në Administratën Tatimore të Kosovës, deri në rregullimin e fiskalizimit të veçantë të këtij sektori me specifika të veçanta në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.

Kështu thuhet në një komunikatë të Odës Ekonomike të Kosovës, ku njoftohet se kjo shoqatë sot ka mbajtur takimin me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Sipas komunikatës, në këtë takim edhe njëherë u diskutua çështja e fiskalizimit të operatorëve që veprojnë në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve.


MË SHUME NGA Ekonomi