FMN: Viti 2022 do të jetë një garë me pengesa
Viti 2022 premton të jetë “një rrugë me pengesa e mbushur me rreziqe të shumta, inflacion të luhatur, dhe nivele të larta borxhesh të shkaktuar nga Covid-19, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, gjatë një paneli në ”Forumin Ekonomik Botëror” të Davos-it.
Duke ndërhyrë për situatën ekonomike kreu i BQE, Cristine Lagarde ka deklaruar nga punimet e Davosit se ”pavarësisht se inflacioni ka arritur në 5%, nuk pret një dinamikë të qëndrueshme që do të çojë inflacionin të dalë jashtë kontrollit dhe e konsideron të pamundur që të arrihet të njëjtat nivele inflacioni si në SHBA”.
Lagarde saktësoi se ”për momentin, me inflacionin që pritet të ngadalësohet në 1.8% në 2023 dhe 2024 BQE do jetë në vëmëndje të ekomisë europiane”./atsh























