Ja çfarë shkruante gazeta "The Press" për Isa Boletinin më 23 nëntor 1921
Histori

Ja çfarë shkruante gazeta "The Press" për Isa Boletinin më 23 nëntor 1921

Ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami ka sjellë fragmente të përkthyera nga gazeta "The Press" e Zelandës së Re, datë 23 nëntor 1912, për heroin e popullit Isa Boletini, në 106-vjetorin e vrasjes së tij.

Ai në një postim në Facebook shkruan se fjala e mirë e një njeriu të vendosur arrin të dëgjohet me admirim edhe në skaj të botës.

"Pastaj, z. Isa arriti madhështinë. (Sulltani) Abdul Hamidi, meqë e zbuloi se forca nuk kryen punë, u përpoq me metodat e tija të zakonta – ryshfetin. Ai e ftoi Isën në Jildiz (Pallati dhe rezidenca e Sulltanit në Stamboll), e quajti duke i bërë lajka “Monsieur”, dhe i ofroi atij 2800 funte në vit dhe një harem për të jetuar si një mysliman i mirë në Stamboll. Isa refuzoi 2800 funtet, e madje edhe haremin. 'Ngufatem në qytete', tha ai...", shkruante asokohe "The Press".