Kryesuesi i ZRrE: Propozimi është që rritja e energjisë të jetë deri 2023
Ekonomi

Kryesuesi i ZRrE: Propozimi është që rritja e energjisë të jetë deri 2023

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka hedhur akuza në drejtim të Bordit të ZRRE-së, për propozimin për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike

Lekaj ka thënë se me këtë kanë shqetësuar qytetarët, teksa ka pyetur nëse ky propozim do të jetë i përhershëm apo me afat.

“I keni shqetësuar jo vetëm institucionet por edhe qytetarët. Sot jemi këtu jo të hyjmë në raport vjetor por të hyjmë të temë në propozimin e juaj për shtrenjtimin e energjisë… thua se ne nuk kemi debatu në kuvend e nuk kemi propozu rezolutë për mos shtrenjtimin e rrymës dhe këtu tani po dalim pse nuk e kanë votuar rezolutën e propozuar edhe nga AAK-ja por edhe dje në debatin që është mbajt nga opozita”

Ndërsa kryesuesi i Bordit, ka thënë se vendimi edhe në raport do të jetë deri më 31 mars të vitit 2023 nga 1 shkurti.

Lekaj shtoi se për këtë rritje është dashur që qytetarët të paralajmërohen muaj më parë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Ekonomi