Bujqësia e zgjuar klimatike – Mundësitë e reja të Biznesit në Kosovë
Ekonomi

Bujqësia e zgjuar klimatike – Mundësitë e reja të Biznesit në Kosovë

Bujqësia e zgjuar klimatike ka filluar që të vlerësohet si shumë e rëndësishme edhe në Kosovë. Ndryshimet klimatike të cilat janë duke ndodhur kohët e fundit e afektojnë drejtpërdrejtë sektorin e bujqësisë.

Adaptimi i teknologjisë së zgjuar klimatike për bujqësi do të ndihmoj në zvogëlimin e emetimit të dioksid karbonit në pajtim me marrëveshjen e Parisit, përderisa në të njëjtën kohë i mirëmban nivelet aktuale të prodhimit dhe rritë fitimin dhe qëndrueshmërinë tek fermerët. Adaptimi i kësaj teknologjie është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, ku agro-kultura është një komponentë kyçe e ekonomisë.

Për të trajtuar më gjerësisht këtë temë, u mbajtë uebinari “Bujqësia e Zgjuar Klimatike – Mundësitë e reja të biznesit” i cili u organizua nga projekti për Agro-Financim dhe Agro-Sigurim i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC). Në këtë ngjarje u diskutua mbi ndikimin e klimës në bujqësi në Kosovë, u prezantuan llojet specifike të teknologjisë të cilat në mënyrë specifike përcaktojnë dhe promovojnë standardet ambientale si dhe u vlerësuan kërkesat potenciale që mund të jenë për kreditim për institucionet financiare.

Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës se Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ishte pjesëmarrës në cilësinë e folësit me temën “Financimi me kujdes ndaj ambientit është një biznes i mirë”. Pjesëmarrës të tjerë në panel ishin: Leah Soroka, Menaxhere Programi, Shërbimet Financiare të Klimës dhe Bujqësisë në Evropë dhe Azinë Qendrore, IFC, Fatmir Selimi, Ekonomist i Lartë Bujqësor, Basri Hyseni, Ekonomist Bujqësor - Projekti Agri-Financiar i Kosovës, IFC Kosovë, Andriy Zaripov, Drejtues i Projektit Agri-Financiar i Kosovës, IFC.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa