Mbahet takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-Social
Ekonomi

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-Social

Këshilli Ekonomiko-Social (KES) mbajti takimin e radhës nën kryesimin e kryetarit të Bashkimit i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, Atdhe Hykolli.

KES në përbërjen e plotë njëzëri votoi për komisionet profesionale: Komisionin për Legjislacion; Komisionin për Punësim dhe Aftësim Profesional; Komisionin për Paga, Çmime dhe Pensione; Komisionin për Financa, Ekonomi dhe Privatizim; dhe Komisionin për Mbrojtjen Shëndetësore, të Ambientit dhe të Sigurisë në Punë për të Punësuarit.

Komisionet u ngarkuan me detyra dhe përgjegjësi në pajtim me ligjin dhe rregulloren për punën e Këshillit Ekonomiko-Social.

Partnerët socialë, përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve, të punëmarrëseve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës Partnerët socialë, anëtarë të KES-it autorizuan Komisionin Profesional për Paga, Çmime dhe Pensione që të vazhdojë diskutimin lidhur me rritjen e pagës minimale.

Po ashtu, KES ngarkoi Komisionin Profesional për Legjislacion që të punojë lidhur me negocimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, dhe për çështjet të tjera në kompetencë të punës së këtij këshilli.

Në takimin e sotëm KES formoi edhe një komision ad hoc i cili do të bëjë një plan pune dhe brenda muajit do të bie propozimin e pagës minimale për miratim.

Anëtarët e KES-it u pajtuan që të vazhdojë puna dhe diskutimi lidhur me pagën minimale dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive, çështje që janë të një rëndësie të veçantë në të mirë të ngritjes së mirëqenies së të punësuarve.