Hajdari: Parimet e qeverisjes së mirë rrisin besimin për investime
Ekonomi

Hajdari: Parimet e qeverisjes së mirë rrisin besimin për investime

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se ngritja e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit është rezultat i zotimit të qeverisjes Kurti për rritjen e besimit për investime në vendin tonë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se rezultati i sotëm nga Organizata "Transparency International" sjell Kosovën në rritje me 17 pozicione në klasifikimin botëror për vitin 2021. 

“Një nga referencat kryesore për vlerësim të çdo investitori të interesuar për investime në Kosovë e kudo në botë është " Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit". Zotimi i qeverisjes sonë nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti, për luftën kundër korrupsionit, me parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës, janë garanci për qeverisjen e mirë dhe rritjen e besimit për investime në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hajadri duke shtuar se Qeveria Kurti është garanci për zhvillim dhe integrim, me më shumë vende pune dhe drejtësi në Kosovë. 


MË SHUME NGA Ekonomi