Bullgaria fillon negociata për të hyrë në OECD
BKT
Ekonomi

Bullgaria fillon negociata për të hyrë në OECD

Bullgaria fillon negociata për të hyrë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik .

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) po fillon bisedimet e anëtarësimit me gjashtë vende, duke përfshirë Bullgarinë, sipas faqes së internetit të OECD. Procesi është duke u zhvilluar edhe për Argjentinën, Brazilin, Kroacinë, Perunë dhe Rumaninë.

Çdo vend do të ndjekë një rrugë të vet individuale për të riafirmuar angazhimin e tij ndaj vlerave, vizionit dhe prioriteteve të OECD-së. Sekretari i Përgjithshëm i OECD Matthias Corman tha se “vendet kandidate do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë procesin e pranimit për të nxitur reforma të mëtejshme”.

Organizata sqaron se nuk ka një afat kohor për përfundimin e procesit të anëtarësimit, dhe mund të kërkohet nga palët ndryshime në ligjet, politikat dhe praktikat e tyre.


MË SHUME NGA Ekonomi