Qeveria, garanci sovrane për kreditimin e bujqësisë
BKT
Ekonomi

Qeveria, garanci sovrane për kreditimin e bujqësisë

Bujqësia është sektori me kreditimin më të ulët nga sistemi bankar me afro 1.7 të gjithë totalit të kredive nga bankat e nivelit të dytë në vend.

Për të përmbysur këtë situatë dhe për t’i ardhur në ndihme këtij sektori që cilësohet si prioritar për ekonominë vendase, brenda 4 viteve të ardhshme qeveria ka vendosur si garanci sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekë.

I pranishëm në takimin me bankierët, guvernatori i BSH, veç fakteve për situatën e kreditimit në këtë sektor jep dhe propozime konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e kreditimit nga bankat.

Ky është një propozim që kryeministri e bën prej kohësh e që e përsërit si domosdoshmëri në takimin e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë. Ndërsa për bankat i vetëdijshëm që është sektori që njeh vetëm fitimeve, bën kërkesën që të mbështesin kreditimin për bujqësinë si një investim që frytet mund t’i vonojë pak në kohë.


MË SHUME NGA Ekonomi