Mehmeti: Deri në nëntor në Kosovë bankat lëshuan 1.8 miliard euro kredi
BKT
Ekonomi

Mehmeti: Deri në nëntor në Kosovë bankat lëshuan 1.8 miliard euro kredi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti bëri me dije se sektori bankar po vazhdon të ketë trend pozitiv në Kosovë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij bankat në Kosovë deri në nëntor 2021 lëshuan 1.8 miliard euro kredi të reja.

“Kjo është në rritje me 26 % rritje, në total janë 3.75 miliard euro kredi, kemi rënie të normave të interesit me mesatare në 4.8 , po ashtu kemi rritje edhe të depozitave, ato tani kanë arritur në 4.9 miliard euro apo me rritje me 12%,  69% depozita janë familjare, kurse 79 % të kredive janë për biznese”, tha ai për RTK.

Sipas tij sektori bankar është shumë mirë i kapitalizuar. Po ashtu ai bëri me dije se edhe kreditë e kqija janë në numër të vogël dhe për se Kosova është njëra ndër vendet që ka kreditë e këqija me përqindje më të vogël.


MË SHUME NGA Ekonomi