Më 4 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
Ekonomi

Më 4 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 04 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi