Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga Drejtori i AKK-së
Ekonomi

Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga Drejtori i AKK-së

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, është pritur sot në takim nga Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. Me këtë rast, znj. Spanca e ka uruar z. Buleshkaj për emërimin në krye të Agjencisë duke i dëshiruar suksese në realizimin e objektivave gjatë mandatit të tij.

Gjatë takimit Auditorja e Përgjithshme ka shprehur përkushtimin e saj për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat me interes të përbashkët.

“Ky takim ishte një mundësi e mirë që të diskutojmë në terma konkret  bashkëpunimin tonë ndërinstitucional  në fushat me interes të përbashkët për Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit, me theks të veçantë zbatimin e rekomandimeve të auditimit”, është shprehur Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. 

Gjithashtu znj. Spanca e ka përgëzuar z. Buleshkaj dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit për rezultatet e fundit  të prezantuara nga  Transparency International ku Kosova është vlerësuar se ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, e ka njoftuar znj. Spanca  për objektivat strategjike me rastin e marrjes së detyrës duke theksuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit në fushat e identifikuara me prioritet për AKK-në. 

Auditorja e Përgjithshme znj. Vlora Spanca dhe Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj u zotuan për bashkëpunim në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa