ZRRE publikon komentet pas propozimit për rritjen e çmimit të energjisë
Ekonomi

ZRRE publikon komentet pas propozimit për rritjen e çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit lidhur me propozimin e saj për shtrenjtimin çmimit të energjisë elektrike

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ të ZRRE-së.

Gjithashtu është njoftuar se palët e interesit që kanë dërguar komente janë: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Ndërkaq, ZRRE ka bërë me dije se është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim.

Komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

INDEP_Komente ne Propozimin e ZRRE-se per tarifa te reja te energjisë

KOSTT_ Komente ndaj Raportit Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave Maksimale të Lejuara të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar

Komentet e FSHU ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE

Komentet e OSSH ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE


MË SHUME NGA Ekonomi